Begaj në OKB: E ardhmja e rajonit tonë qëndron te bashkëpunimi, jo konflikti

25 Shtator 2025 | 09:01

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti dje fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që përkon me 70-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OKB.

Kreu i Shtetit nënvizoi se ky përvjetor i Kombeve të Bashkuara është një kujtesë e vizionit për dialog e bashkëpunim mes kombeve dhe një mundësi për t’u angazhuar më fort në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe solidaritetit global.

Duke u kthyer te rajoni, kreu i shtetit e vuri theksin te marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ai tha mesazhe konkrete për Kosovën, që të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe që Prishtina zyrtare të bëhet anëtare e OKB-së, si një akt drejtësie dhe kontribut për paqen.

“Vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Europës”, deklaroi Begaj.

Për Shqipërinë, presidenti nënvizoi aspiratën për t’u anëtarësuar në BE brenda vitit 2030, sikundër reformat e ndërmarra për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe luftën kundër korrupsionit.

‘Shqipëria promovon aktivisht dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe integrimin rajonal si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm. Vizioni ynë është integrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ruajtja e vlerave demokratike. Ne besojmë se e ardhmja e rajonit tonë qëndron te bashkëpunimi, jo konflikti, te përparimi i përbashkët, jo rivaliteti. Në këtë frymë, Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë fqinjët për të siguruar që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë paqeje, zhvillimi dhe mundësie, që kontribuon aktivisht për Evropën dhe për komunitetin më të gjerë ndërkombëtar’, tha Begaj mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin

Çmimi i naftës referuese ndërkombëtare Brent ra sot në 77 dollarë për fuçi, dhe nafta bruto amerikane në 73.1 dollarë për fuçi, duke arritur kështu...
21:36 | 23/06/2026

Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore

Irani ka mohuar deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance se do të lejojë inspektorët ndërkombëtarë në impiantet e tij bërthamore, pas raundit të parë të...
20:04 | 23/06/2026

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit

Sekretari i Shtetit i Marco Rubio deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen drejtpërdrejt me qeverinë e Libani, duke theksuar se procesi i negociatave...
19:25 | 23/06/2026