Begaj përkujton Kongresin e Lushnjes: Dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve

21 Janar 2026 | 09:20

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, këtë të mërkurë në rrjetin e tij social Facebook, përkujtoi Kongresin e Lushnjes, një nga ngjarjet e mëdha të historisë së kombit tonë.

Në 106 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, Begaj vlerëson përpjekjet e përfaqësuesve nga të gjitha trevat, ku sipas tij shërbyen në mbrojtje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të kërcënuar të vendit.

“106 vjet më parë, në një moment kritik për ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit të ri shqiptar, një grup përfaqësuesish nga të gjitha trevat dhe besimet fetare u mblodhën në Lushnje në mbrojtje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të kërcënuar të vendit.

Kongresi i Lushnjes dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve për t’u ngritur mbi ndasitë dhe përçarjen, për të marrë në dorë fatin e vet, duke ringritur institucionet demokratike të shtetit, të sfiduar nga anarkia dhe luftërat, duke i dhënë Shqipërisë formën e një shteti modern dhe sovran.

Nderime dhe respekt për atdhetarët dhe burrështetasit shqiptarë, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjes, që certifikuan lindjen e shtetit modern shqiptar!”, ka shkruar Begaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin...
14:39 | 09/07/2026

Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Luginën e Preshevës, ku u takua me drejtuesit institucionalë dhe politikë të shqiptarëve...
13:26 | 09/07/2026