“Bëhu burrë!”, Rusia inkurajon qytetarët t’i bashkohen ushtrisë

21 Prill 2023 | 22:38

Një fushatë e gjerë reklamuese duket se ka nisur në Rusi duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me ushtrinë.

Kjo vjen pasi forcat e armatosura ruse kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë luftuar për të bërë përparim në Ukrainë prej më shumë se një viti, pasi e pushtuan atë.

“Ti je burrë. Bëhu burrë!,”- thotë një reklamë e Ministrisë së Mbrojtjes që u bën thirrje rusëve të bashkohen me ushtrinë.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë publikoi një video duke u bërë thirrje rusëve që të heqin dorë nga punët e tyre civile dhe të lidhin kontratë me ushtrinë.

Videoja paraqet një roje supermarketi, një instruktor fitnesi dhe një shofer taksie, të gjithë me sa duket të zhgënjyer nga jeta civile dhe e përmbushin jetën duke ju bashkuar ushtrisë.

Videoja premton një pagë mujore prej të paktën 204,000 rubla (2,500 dollarë, 2,000 £), katër herë më shumë se mesatarja e Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026