Bejko thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni kundër politikës së vjetër

14 Maj 2023 | 18:00

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko në një deklaratë për mediat i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, jo vetëm atyre demokratë, të japin kontributin e tyre me votë.

Bejko theksoi se vetëm duke votuar shqiptarët mund t’i japin fund politikës së vjetër 32-vjeçare, që siç tha përpiqet të mbajë peng vendit duke ofruar klimën e tensionit dhe konfliktit.

“Politika e vjetër po përpiqet ta mbajë peng më shumë se kurrë që t’ju ofrojë shqiptarëve klimën e tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së mbrapshtë 32-vjeçare, por ne e dimë, ju e dini, se këto zgjedhje janë për gjithë shqiptarët, të cilët sot me pjesëmarrjen e tyre kanë mundësinë t’i japin një leksion të shkuarës që e mban peng Shqipërinë. Sot nuk është koha për të bërë sehir dorëzuar përballë të keqes që ka mbjellë politika e vjetër, por të ushtroni demokracinë që iu jep e drejta e votës.  Ndaj në emër të PD, në emër të të ardhmes tonë, ju bëj apel ju të dashur bashkëqytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë Mos prisni që politika e vjetër të dorëzohet, por dilni e votoni, votoni kundër saj”, tha Bejko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026