Belgjika merr presidencën e BE-së. Kryeministri tregon prioritetet
Përgatitja për të ardhmen dhe avancimi në stabilizimin e ndihmës financiare për Ukrainën u renditën si prioritete të Presidentës belge të Bashkimit Europian. Deklaratat u bënë nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Belgjikës, Alexander De croo, në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri belg u zotua të punojë për një demokraci më të fortë dhe për lirinë e Ukrainës; për një ekonomi konkurruese dhe për një Evropë më të madhe e më të guximshme në të ardhmen.
“Popullsia evropiane sheh drejt Bashkimit Europian. Ata e shikojnë Bashkimin Evropian me pritshmëri të qarta, me pritshmëri për t’i mbrojtur ata, me pritshmëri për të forcuar mirëqenien dhe sigurinë tonë dhe me pritshmëri për të përgatitur një të ardhme të përbashkët. Një e ardhme e përbashkët këtu në Europa do të thotë gjithashtu, Ukrainë në zemër të Evropës”, Alexander De Croo, Kryeministër i Belgjikës.
Belgjika mori nga Spanja më 1 janar presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian dhe do ta mbajë atë deri më 30 qershor të këtij viti, për t’ja kaluar më pas Hungarisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE-ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat
- Ukraina raporton për sulme të reja me raketa dhe dronë nga Rusia
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë