Belgjika thërret ambasadorin rus për kërcënime të lidhura me sulmet ndaj Kievit
Belgjika thirri ambasadorin rus të mërkurën, pasi Moska i kërkoi personelit diplomatik dhe shtetasve të huaj të largoheshin nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara në kryeqytetin ukrainas.
Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prevot, shkroi në platformën sociale amerikane X se kishte kërkuar që ambasadori rus të thirrej në përgjigje të paralajmërimit.
“Njoftimi i Rusisë që u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara është i papranueshëm”, tha Prevot. “Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, është frikësim. Dhe është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës”.
Prevot riafirmoi gjithashtu mbështetjen e Belgjikës për Ukrainën, duke thënë se Brukseli do të ruajë praninë e tij diplomatike në Kiev pavarësisht kërcënimeve.
“Belgjika nuk do të shkojë askund. Ne do të qëndrojmë në Kiev. Ne jemi me Ukrainën. Dhe nuk do të frikësohemi”, tha ai.
Ministri belg tha se Rusia është përgjegjësja e vetme për luftën dhe i kërkoi Moskës të angazhohet në “bisedime të vërteta paqeje”.
Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s