Benzema do t’i mungojë Francës në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror

7 Nëntor 2022 | 22:44

Karim Benzema thuhet se është në dyshim për ndeshjen hapëse të Francës në Kupën e Botës kundër Australisë në Katar për shkak të lodhjes muskulore në kofshën e majtë.

Benzema, 34 vjeç, ka munguar në tre ndeshjet e fundit të La Liga-s, por ai luajtur 12 herë këtë sezon, ndërsa ka realizuar gjashtë gola dhe një asistim në të gjitha garat.

Megjithatë, sipas “Get French Football News”, stafi i kombëtares franceze nuk beson se Benzema do të jetë i gatshëm në kohë për të filluar nga minuta e parë në ndeshjen kundër Australisë në Kupën e Botës, shkruan KosovaPress.

Trajnerit të Francës Didier Deschamps i mungojnë tashmë lojtarët kryesorë për si N’Golo Kante dhe Paul Pogba.

Fituesi i Topit të Artë ka 37 gola në 97 ndeshje për vendin e tij, por ai nuk ishte aty kur Franca ngriti Kupën e dytë të Botës në vitin 2018.

Benzema kishte munguar për gjashtë vite nga ekipi kombëtar për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual.

Franca e nis fushatën e saj në Kupën e Botës kundër Australisë më 22 nëntor, përpara se të përballet me Danimarkën dhe më pas me Tunizinë në Grupin D.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026