Benzema nis stërvitjet pas dëmtimit, francezët e presin në Botërorin e Katarit

28 Nëntor 2022 | 20:43

Lojtari francez, Karim Benzema mund t’i bashkohet kombëtares së Francës në fazën eliminatore të Kupës së Botës në Katar, pas rikuperimit nga dëmtimi.

Gazetari sportiv spanjoll, Carlos Rodríguez raporton se Benzema do të jetë në stërvitjen e Real Madrid të enjten, teksa skuadra madrilene përgatitet për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan Euronews Serbia.

Federata Franceze e Futbollit (FFF) njoftoi më 19 nëntor se Benzema do të humbasë Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë. Më pas, në deklaratë thuhej se lojtari i Realit do të duhet të pushojë për tre javë.

Trajneri francez Didier Deschamps vendosi të marrë 25 lojtarë në Katar, pasi nuk thirri zëvendësues për Benzema.

Mediat spanjolle raportojnë se lojtarët e Realit, të cilët nuk po marrin pjesë në Botëror, do të nisin përgatitjet për vazhdimin e sezonit dhe mes tyre duhet të jetë edhe Benzema.

Madje, disa media spanjolle theksojnë se ekziston mundësia që Benzema t’i bashkohet kombëtares franceze në fazën eliminatore të Botërorit të Katarit, por drejtuesit e FFF nuk kanë dashur të komentojnë këtë informacion.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026