Ndodh në Katar, ikin dritat në stadium gjatë ndeshjes Brazil-Zvicër

28 Nëntor 2022 | 18:03

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fund të pjesës së parë të ndeshjes Brazil-Zvicër, e vlefshme për grupin G të Botërorit “Katar 2022”.

Në minutën e 44 të sfidës, në stadiumin “974” në kryeqytetin Doha, u frikën dritat për disa sekonda.

Dritat u fikën teksa brazilianët po bëheshin gati për të ekzekutuar goditjen nga këndi.

Arbitri kryesor i ndeshjes, pati një komunikim përmes kufjeve me stafin, por gjithçka u rikthye në normalitet disa sekonda më pas. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim me rezultatin 0-0.

Në ndeshje, nuk u aktivizua mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri për shkak të një lëndimi në kofshë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026