Humbja e Belgjikës ndaj Marokut, të rinjtë i ‘vënë zjarrin’ Brukselit

28 Nëntor 2022 | 15:39

Dhuna shpërtheu në Bruksel pas fitores 2-0 të Marokut ndaj Belgjikës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës.

Rreth 150 persona i vunë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave, thyen vitrina dyqanesh dhe dëmtuan automjete.

Policia përdori topa uji dhe qëlloi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërkohë që emigrantët me prejardhje marokene festonin.

“Këta fëmijë janë të çmendur. Janë 14 ose 15 vjeç dhe po shkatërrojnë gjithçka. Unë kam biznesin tim këtu. Ata i shkatërruan të gjitha.

Është vetëm futboll. Duhet të gëzojmë dhe të argëtohemi. Nuk e kuptoj gjithë këtë dhunë dhe ndihem shumë i zhgënjyer”, shprehen disa qytetarë.

Disa zona të kryeqytetit belg u izoluan dhe metrotë dhe tramët pezulluan lëvizjet me urdhër të policisë. Përveçse në Bruksel, episode dhune u regjistruan edhe në Antverp dhe Liezh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026