Scholz mbështet veprimin e futbollistëve gjermanë në Katar

26 Nëntor 2022 | 22:43

Kancelari gjerman Olaf Scholz përshëndeti gjestin e futbollistëve gjermanë që mbuluan gojën përpara ndeshjes kundër Japonisë në Kupën e Botës, si një përgjigje ndaj ndalimit që Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i bëri mbajtjes së shiritave të kapitenëve me ngjyrat e ylberit.

“Ajo që duhet mbajtur mend është se lojtarët e ekipit gjerman gjetën një mënyrë për të dërguar një mesazh të fortë”, tha Scholz në një intervistë për të përjavshmen gjermane ‘Focus’.

Futbollistët gjermanë mbuluan gojën me duar gjatë një fotografie ekipore para ndeshjes kundër Japonisë të mërkurën.

Gjesti ishte një përgjigje ndaj vendimit të FIFA-s për të ndaluar një plan nga shtatë ekipe kombëtare evropiane për të veshur shiritat e kapitenit me ngjyra të ylberit në shenjë proteste ndaj asaj që ata pretendojnë se janë shkelje të të drejtave të njeriut në Katar.

I pyetur nëse ka ndërmend të shkojë në Katar për të mbështetur ekipin gjerman në rast se ata arrijnë në finale, Scholz u përgjigj: “Unë do të vendos në kohën e duhur”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026