Katari ndalon simbolet e Kryqëzatave, paralajmërohen tifozët anglezë
Një Botëror me plot tabu dhe ndalime.
Nëse në stadiume ndalohen pijet alkoolike apo edhe zhveshja një tjetër rregull del nga zyrtarët e Katarit.
Tifozëve të Anglisë u është kërkuar që të mos vishen me kostumet e epokës së Kryqëzatave me qëllimin për të shmangur zemërimin e besimtarëve myslimanë në Kupën e Botës në Katar.
Imazhet në mediat sociale tregonin sesi tifozët shfaqeshin të veshur me fanellat e Kryqëzatave.
Raportohet se disa nga tifozët u ndaluan nga siguria jashtë stadiumit përpara ndeshjes Angli-Iran. Kostumet janë mjaft të zakonshme në ndeshjet e Anglisë, por kanë shkaktuar bujë në Katar për shkak të botëkuptimeve.
Veshje të tilla kanë shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale gjithashtu.
Duke shkruar në Twitter, një person u shpreh: “Tifozët e Anglisë që veshin rrobat e Kryqëzatave në Kupën e Botës është maja e arrogancës perëndimore”. “Ata po vishen si Shën Gjergji, shenjtori mbrojtës, por ndoshta nuk e kuptojnë vërtet kuptimin e asaj që kanë veshur”, shprehet dikush tjetër.
Por ky debat rikthen historinë.
Kryqëzatat ndodhën viteve 1095 dhe 1291, kur ushtritë e krishtera luftuan për të pushtuar Jerusalemin nga Shteti Islamik.
Pavarësisht paralajmërimeve, duket e vështirë të ndalosh tifozët anglezë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë