‘Mbizotërojnë tifozët sauditë’, shqiptari tregon atmosferën në Katar
Hurmet Kadrija, ekonomist shqiptar në Katar tregoi si po përjetohen emocionet e Kupës së Botës në vendin e mbushur me tifozë nga mbarë globi.
Shqiptari, i cili prej 6 vitesh në qytetin e Dohas në Katar, tha në një intervistë për Euronews Albania se atmosfera në qytetin e vogël është shumë e këndshme, duke qenë se të gjitha stadiumet janë pranë njëri-tjetrin dhe rrugët janë të mbushura me njerëz nga kombësi të ndryshme.
Ai u shpreh se mbizotërojnë tifozët sauditë, të cilët me fitoren spektakolare në kombëtares së tyre përballë Argjentinës pritet të shtohen në ditët vijim.
Kadrija komentoi edhe vendimin për moslejimin e alkoolit, që siç tha, nuk u prit mirë nga tifozët e huaj.
“Vendimi nuk është pritur mirë nga ata që e konsumojnë, kritika ka pasur, po këtu nuk është ndjerë. Rrugët janë mbushur me tifozë sauditë, ku pas fitores me Argjentinën është shpallur ditë pushimi. Tifozët më të shumtë nga Arabia Saudite”, tha Kadrija.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë