Spanja ‘shkatërron’ 7-0 Kosta Rikën në Katar
Spanja ka shënuar një fitore shumë të lehtë ndaj Kosta Rikës me rezultat të thellë 7-0 duke e nisur fuqishëm rrugëtimin në Kampionatin Botëror të futbollit në Katar.
Tre gola u shënuan brenda gjysmë ore në pjesën e parë nga “Furia e kuqe”. Gjithçka nisi me golin e Olmos në minutën e 11’ i cili u pasua nga të dy tjerë brenda 20 minutave nga Asensio (21’) dhe Ferran Torres (31) duke shkuar në pushim krejtësisht të qetë.
Të përzgjedhurit e trajnerit Luis Enrique vazhduan me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë ku shënuan edhe katër gola të tjerë përmes Ferran Torres në minutën e 54’, Gavit në të 74-tën, Solar në të 90-tën dhe Moratës në të 93-tëb për ta vulosur fitoren me rezultat 7-0.
Pas ndeshjeve të para, grupin E e kryeson Spanja me tre pikë, aq sa ka edhe Japonia në vendin e dytë, kurse Gjermania dhe Kosta Rika janë pa pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë