Mançini: Argjentina favoritja e parë në Botërorin e Katarit
Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini përsëriti se Italia duhej të kualifikohej në Kupën e Botës në Katar, sipas mediave italiane.
Italia fitoi titullin në Kampionatin Evropian vitin e kaluar, por u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 1:0 në gjysmëfinalen e kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Euronews Serbia.
“Ne nuk jemi në Kupën e Botës dhe duhet ta pranojmë këtë. Vërtet dhemb. Unë mendoj se kushdo që fiton Kampionatin Evropian duhet të marrë pjesë automatikisht në Kupën e Botës. Jo vetëm kampionë të Evropës, por edhe kampionë të të gjitha kontinenteve. Kjo është në interes të futbollit dhe vetë Kupës së Botës”, tha Mançini.
Trajneri i Italisë theksoi se Argjentina është favorit për të fituar Kupën e Botës. Argjentina e nisi Botërorin në Katar me humbjen 2:1 ndaj Arabisë Saudite.
“Argjentina është favorite, jo vetëm sepse ka Lionel Messin. Franca edhe pa Karim Benzema është e fortë, Gjermania dhe Belgjika dhe herët a vonë edhe Anglia do të fitojë diçka”, përfundoi Mançini.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë