Beogradi lë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

26 Janar 2023 | 14:59

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç la të kuptohet për herë të parë të mërkurën se Beogradi mund të ndryshojë kursin dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, një nga kërkesat kryesore të BE-së që Serbia të përparojë në bisedimet e anëtarësimit në BE.

Në një  intervistë për Euractiv, Daçiç, tha se Serbia, një kandidate në BE që nga viti 2012, do të udhëhiqet gjithmonë nga ato vendime të cilat janë në interesin e saj më të mirë.

“Ne dënojmë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe kështu votuam në organet ndërkombëtare. Nëse ne do të vendosim sanksione ndaj Rusisë është një çështje tjetër. Nuk është çështje kohe apo afatesh, është një çështje që ka të bëjë me interesat tona politike dhe ekonomike”, deklaroi Daçiç.

Daçiç tha se që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 e deri më tani, Serbia nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore “sepse vlerësoi se nuk do të ishte në interesin e saj”.

“Nëse diçka ndryshon në dëm të interesave të Serbisë, atëherë vendimi ynë do të përshtatet në përputhje me rrethanat, sepse ne do të vlerësojmë në çdo moment se cili është vendimi më i mirë për ekonominë tonë, për pozitën tonë në botë dhe për qytetarët e Serbisë”, tha Daçiç.

Daçiç shpalli anëtarësimin në BE si “një prioritet për Serbinë”, por ai gjithashtu kritikoi BE-në për zvarritjen e zgjerimit.

“Ajo narrativë që dëgjojmë shpesh, se Ballkani mund të krijonte probleme të reja nëse do të ishte brenda BE-së, është më shumë një pretekst sepse BE-ja ka parë një ulje të oreksit për zgjerim”, tha ai.

Në një tjetër shenjë se narrativa për Rusinë, mund të ndryshojë nga Beogradi është se për herë të parë, kryeministrja serbe Ana Brnabić,  përmendi për herë të parë termin “agresioni rus kundër Ukrainës”, formulim të cilin Serbia nuk e kishte përdorur kurrë më parë. Ajo vlerësoi gjithashtu BE-në si investitorin dhe donatorin më të madh në Serbi.

Kujtojmë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka kundërshtuar ashpër sanksionimin e Moskës për ofensivën e saj në Ukrainë, duke theksuar shpesh se Serbia importon të gjithë naftën dhe gazin e saj nga Rusia.

Në tetor, ai  zbuloi një plan prej 12 miliardë eurosh për investime në infrastrukturën e energjisë gjatë gjashtë viteve për të diversifikuar dhe siguruar furnizimin me energji.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026