‘Të zbatohet plani evropian’, Hill: Kontesti Kosovë-Serbi është zgjatur shumë

25 Janar 2023 | 17:00

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar se plani evropian është ai i duhuri për t’i dhënë zgjidhje kontestit Kosovë-Serbi.

“Evropianët së bashku me Shtetet e Bashkuara besojnë se kjo është rruga e duhur drejt një zgjidhjeje të problemit që vazhdon të zgjatet prej më shumë se 20 vitesh. Mendoj se është koha të shqyrtojmë seriozisht propozimet dhe të shohim se çfarë mund të bëhet përmes tyre”, u shpreh Hill.

Sa i takon qëndrimit të Serbisë lidhur me sanksionet ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, diplomati amerikan është shprehur se vendi po paguan tashmë një çmim të lartë për refuzimin për t’u bashkuar me vendet e tjera evropiane në këtë nismë.

“Unë dhe qeveria ime besojmë se BE e ka seriozisht me sanksionet ndaj Rusisë. Të gjithë po marrin pjesë në to, nuk është e lehtë për askënd, por ndonjëherë kam përshtypjen se Serbia, cilatdo qofshin marrëdhëniet historike të saj me sanksionet, po paguan një çmim të lartë për faktin që po i përmbahet këndvështrimit të saj se nuk mund t’i bashkohet sanksioneve që synojnë të ndalojnë sulmin e tmerrshëm të Rusisë ndaj fqinjit të saj”, theksoi ai.

Deri më sot, Beogradi ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës, kryesisht sepse Rusia është vendi anëtar i përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ka vendosur veton ndaj pavarësisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka provuar të distancohet të mërkurën nga retorika fashiste e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke...
20:38 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026