Beqaj në GJKKO: Kam bërë kërkesë për mos tu paraqitur në kafaz! Prokurori çështjes: Për ne nuk është problem

28 Prill 2026 | 13:43

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet këtë të martë seanca për dosjen e njohur si “Sterilizimi”, ku i pandehur është edhe ish-ministri Ilir Beqaj.

Gjatë seancës, Beqaj ka ngritur shqetësimin lidhur me kushtet e pjesëmarrjes në proces, duke iu drejtuar trupës gjykuese:

“I jemi drejtuar Drejtorisë së Burgjeve dhe ende nuk kemi marrë përgjigje nga ata. Unë dua që një kërkesë të tillë ta bëni dhe ju, se fjala juaj ka më shumë peshë. Po ju vë në dispozicion një qëndrim të Komitetit të Helsinkit në lidhje me këtë.”

Më pas, ai i ka dorëzuar trupës gjykuese edhe një qëndrim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit mbi trajtimin e të paraburgosurve në “kafaz”, duke e sjellë si argument në favor të kërkesës së tij për ndryshim të kushteve të qëndrimit në sallë.

Nga ana tjetër, avokati i tij, Ermal Yzeiraj, paraqiti një kërkesë procedurale që lidhet me fatin e çështjes:

“Kemi përgatitur një kërkesë për pushimin e çështjes. Brenda kërkesës janë dy kërkesa, për pushim dhe kontroll incidental. Në gjykimin tonë, gjykata duhet të zgjedhë o njërën o tjetrën. Nuk mund të pranojë ose t’i rrëzojë të dyja.”

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Edvin Kondili, ka bërë me dije se ndaj Beqajt janë në fuqi masa të tjera sigurie dhe ka sqaruar pozicionin e akuzës lidhur me praninë e tij në seancë:

“I pandehuri Ilir Beqaj hetohet nën efektin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë vendit’. Paraqitja e të pandehurit në kushtet e izolimit vjen për shkak të një mase tjetër, që është në funksion të një çështje tjetër penale. Në këtë kontekst, ne nuk kemi asnjë kundërshtim nëse ai do paraqitej në gjendje jo izolimi. Ndoshta do ishte e nevojshme një vendim i caktimit të masës ‘arrest në burg’ ndaj Ilir Beqaj.”

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e kërkesave procedurale të palëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026