Beqaj nga SPAK: Tarifa të larta, vetëm për një USB duhet të paguajmë 10 milionë lekë

28 Mars 2024 | 16:37

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shprehur se tarifat që ai dhe personat e tjerë nën hetim për çështjen e “Sterilizimit” duhet të paguajnë për të parë fashikujt e SPAK, është shumë e lartë.

Përmes nje deklarate për mediat pasi doli nga SPAK, Beqaj tha se vetëm për një USB ose Hard-disk ku janë të skanuara të gjitha faqet, secili prej personave nën hetim duhet të paguajë nga 10 milionë lekë të vjetra.

Ai tha gjithashtu se vetëm gjatë ditës së sotme, ai së bashku me avokatin e tij kanë parë nga afër 15 fashikuj, por sipas tij dosja është tejet voluminoze dhe ligji të lejon vetëm 10 ditë kohë për këtë proces, pra për të parë vetë nga afër dosjen e SPAK.

“Unë dhe avokati arritëm të shohim 15 fashikuj të tillë. Dosja është voluminoze. Por ligji lejon vetëm 10 ditë për këtë proces. Në vijim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore që nuk janë të pakta dhe gjithashtu kemi bërë kërkesë që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit.

Legjislacioni i brendshëm i SPAK që rregullon kostot e procedimeve është në faqen ueb të SPAK dhe ju mund ta konsultoni të gjithë. Unë kam pajtuar një avokat dhe shpenzimet për mbrojtjen time i paguan studio ligjore dhe në fund do të bëjë faturat për mua.

Tarifat janë publike dhe në këtë rast janë jo të vogla. Praktikisht secili prej nesh, jemi 9 vetë në këtë proces, për të marrë vetëm një USB ku janë të skanuara të gjitha faqet, secili prej nesh duhet të paguajë 10 milionë lekë. Këto janë tarifat në fuqi për të cilat jemi të detyruar të ndjekim atë proces që kemi nisur para pak javësh”, tha Beqaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026