Berisha: Basha po bën përpjekje për t’i dhuruar përsëri pushtetin vendor Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon ish-kryedemokratin Lulzim Basha, se po përpiqet që t’i dhurojë përsëri pushtetin vendor kreut të qeverisë Edi Rama.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Berisha tha se pas dorëheqjes së Bashës, doli platforma se kryetari i partisë duhej të zgjidhej pas zgjedhjeve vendore të vitit 2023.
Sipas tij, ky ishte një rast që do shfrytëzohej nga Rama.
“Gjërat duhet t’i shohim në rrafshin politik. Janë disa përpjekje për t’i dhuruar përsëri Edi Ramës pushtetin vendor. Edi Rama është i pamëshirshëm në armiqësinë e tij ndaj opozitës. Ai po përpiqet ta shfrytëzojë këtë. Pas mbledhjes kur Basha dha dorëheqjen, doli platforma se kryetari i partisë duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve vendore. Imagjinoni se çfarë dhurate do t’i bëhej Edi Ramës”, tha Berisha.
Për kreun e Grupit Parlamentar rë PD-së Enkelejd Alibeaj, Berisha tha ai po tregon me veprimet e tij se është peng politik.
LEXONI GJITHASHTU
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë