Berisha bën thirrje për grevë të përgjithshme

22 Shtator 2022 | 13:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje sot mësuesve, studentëve, mjekëve dhe pedagogëve të ngrihen në greva të përgjithshme për kushtet e vështira ku punojnë.

“Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë me guxim dhe kurajë të mbrojnë interesat e tyre, të mbrojnë nënçmimin, përçmimin që u bën kjo qeveri. Janë të vetmit mësues në rajon që 8 vite, jo vetëm që nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin pësuan ulje të ndejshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë, kur duhet të jenë njerëzit më të nderuar për misionin fisnik”, tha Berisha.

Berisha përfshiu në thirrjen e tij edhe mjekët, studentët dhe biznesmenët të cilëve iu sugjeroi të ulnin qepenat përballë gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen.

“I drejtohem këtu biznesit të vogël që ka një armik të vërtetë në këtë qeveri, e cila pritet fundin për 2 muaj t’u vendosë 23%, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni është të ulen qepenat, grevë e përgjithshme”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026