Berisha bën thirrje për “kryengritje paqësore”: Mercenarët të mos qëllojnë mbi protestuesit

16 Shkurt 2026 | 19:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur nga foltorja ka akuzuar kryeministrin Rama për përpjekje për të ndryshuar ligjin.

Ai bëri thirrje për “kryengritje paqësore”, duke theksuar se, sipas tij, opozita dhe qytetarët do të mbrojnë ligjin dhe Kushtetutën përmes protestave.

Në fjalën e tij, Berisha paralajmëroi përshkallëzim të reagimit qytetar, duke e bërë kryeministrin Edi Rama përgjegjës për çdo akt dhune ndaj protestuesve.

“Sot, Edi Rama, pasi në Bruksel i nxorën kartonin e zi, jo të kuq, të zi, pasi në Mynih ia përplasën derën tek fytyra dhe nuk shkoi dot, vendosi përsëri të ndryshojë ligjin, të votojë ligjin në parlament, me të cilin ai beson se do mund të vjedhë shqiptarët, ai dhe ministrat e tij, dhe drejtësia nuk do mund të veprojë mbi ta.

Do veprojë populli mbi ta. Nuk ka gjë në botë të pengojë popullin shqiptar, opozitën shqiptare pa mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën.

Edi Rama, yt atë, xhelati Kristaq Rama, daja yt, xhelati Spiro Koleka, 35 vite më parë bënin thirrje, tankeve studentëve. Nuk ka më, ne jemi në shesh, ne jemi në rrugë, ne jemi në kryengritje paqësore, ne i dalim zot Shqipërisë, asnjë forcë në botë nuk na ndalon dot.

Duhet të përshëndes këtu Ilirin, të cilin snajper kriminel e gjuajti në ballë, dhe do e gjejmë atë, se po filmonte në protestë me telefonin e tij.

Përshëndes protestuesit e tjerë që morën plumba në kokë për protestën e tyre paqësore. Kryengritja paqësore është zgjidhja jonë, se atë duam ne, jo se na e imponon ti.

Ndaj dhe u thuaj atyre mercenarëve të mos qëllojnë mbi protestuesit se protestuesit do qëllojnë vetëm mbi ty. Ti do jesh përgjegjësi numër një i çdo krimi të kryer”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026