Berisha bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: Nesër është dita e shqiptarëve

10 Korrik 2024 | 21:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të rinjve, që të ngrihen dhe të protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tiranës

Ai theksoi se politikat e tanishme kanë  dëmtuar vendin më shumë se çdo luftë apo fatkeqësi natyrore, duke e çuar Shqipërinë buzë greminës.

Berisha u bëri apel qytetarëve të përgjigjen ndaj thirrjes së Shqipërisë për shpëtim në këtë moment kritik të ekzistencës së saj.

Njoftimi i Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.Me qëndresën tuaj, me fjalët e oratorëve nga kjo platformë, ju jeni shndërruar në një frymëzim të pashuar për mbarë shqiptarët.Ju përcillni në të katër anët e vendit shpresë, besim, guxim dhe qëndresë për një Shqipëri siç e meritojnë shqiptarët.Nesër është dita e vërtetë e shqiptarëve.Është dita në të cilën qytetarët e këtij vendi do të ngrihen me forcën e bashkimit të tyre dhe do të çelin dyert e përmbysjes të këtij regjimi armiqësor.Regjimi pushtues të brendshëm.Regjimi që po zbraz Shqipërinë sa asnjë luftë, sa asnjë fatkeqësi natyrore, sa asnjë epidemi dhe asnjë pushtim në të gjitha kohërat.Ndaj dhe unë sot thirrjen time do ta nis duke iu drejtuar çdo të reje dhe të riu shqiptar, nesër Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës.Nesër, Shqipëria ju pret në rrugët dhe sheshet e Tiranës si shpëtimtarë.Nesër, ju vajzat dhe djemtë e këtij vendi, duhet t’i përgjigjeni thirrjes së saj.Mos harroni se Shqipëria iu fton ju në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj.Ju fton ju në një moment kur pas një dekade sundimi të Edi Ramës, ajo ka ardhur buzë greminës.Ajo numëron tashmë çdo vit më shumë të vdekur se të lindur.E merrni pra me mend se sa të çmuar jeni ju për vendin dhe kombin tuaj.Prandaj dhe nesër, në ditën e besës së madhe të shqiptarëve për të shpëtuar Shqipërinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026