Berisha: Dan Hutra mblodhi vota për Sulin, një rruge në Kamzë do i vihej emri i tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë për media ku u ndal te zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha theksoi se zgjedhjet u tjetërsuan përmes presioneve të bandave dhe blerjes së vota. Ai publikoi dhe një mesazh të ardhur në adresë të tij ku theksohej se vrasësi Dan Hutra ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Sipas Berishës Hutra ishte punonjës i ujësjellësit së Kamzës dhe madje shtoi se në Këshillin Bashkiak të Kamzës ka pasur një propozim që një rruge në Kamzë t’i vendosej emri i tij.

- Advertisement -

“Këto ishin specifika të papara përveçse dy-tre në raste të caktuara, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 Majit, do ju sjell një rast këtu.

Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin.

Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime.

Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.

Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz.

Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit.

Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj.

Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes.

Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor”, tha Berisha.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Flutura Açka: Përveç Bardhit s’i kuptoj deputetët e tjerë që ikën nga mbledhja

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka tha në “Now me Erla Mëhillin” se përveç largimit të Gazmend Bardhit, ikjen e deputetëve të tjerë nuk...

SHBA dhe Britania e Madhe miratojnë “Deklaratën Atlantike” për bashkëpunim

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak dhe presidenti amerikan Joe Biden miratuan sot “Deklaratën Atlantike” për partneritetin ekonomik të dy vendeve. Deklarata nënkupton se...

“Tabakun e sulmuan deri të fëmijët”, Mëhilli përplaset me Açkën: Po më surprizon

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka tha se njerëzit prezent që shkaktuan tensionin pas mbledhjes së kryesisë së PD-së duhet të kenë pasur arsye...

TË FUNDIT

“Çfarë duan këta njerëz?”, Açka flet për të “fortët” që rrethuan deputetët e PD

Deputetja Flutura Açka komentoi në emisionin Now në Euronews Albania përplasjen e ndodhur në mbledhjes së kryesisë së PD 2 ditë më parë. Ajo u...

Pacolli: Albin Kurti e ka refuzuar Ramën me arrogancë siç bën me ndërkombëtarët

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha në emisionin Now në Euronews Albania se marrëdhëniet mes Kurtit  dhe Ramës kanë qenë gjithmonë irelevante. Sipas tij, Kurti...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×