Berisha: Do ketë protesta të qëndrueshme, por përparësi në këtë periudhë ka…

26 Maj 2023 | 12:45

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku vijoi akuzat për tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve në 14 maj.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se Rithemelimi do të faktojë me prova manipulimet zgjedhore, por do të bëjë dhe një analizë të brendhme për humbjen.

Ish-kryeministri paralajmëroi dhe nisjen e protestave të qëndrueshme, por nënvizoi se aktualisht prioritet është mbrojtja e votës.

“Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme.

Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet.

Sigurisht PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri.

Tani ne jemi në një proces, e kam deklaruar para 2 muajsh. Mbrojtja e votës është një proces.

Kemi objektiva të njohura, por na dalin edhe objektiva të panjohura. Kërkon analizë, durim, kërkon ekspertizë.

Nuk po flas akoma për pjesën dixhitale, se janë tre bashki.

Por kërkon durim kjo!

Dua të informoj se kërkon kohën e tij raporti sepse janë disa procedura që duhen bërë, por që kanë një volum të jashtëzakonshëm pune.

Ne do i bëjmë ato, ne do jemi të vërtetë përpara shqiptarëve.

Kryesia e PD e miratoi plotësisht qëndrimin që fillimisht do të bëhet mbrojtja e votës.

Analiza do bëhet pa asnjë diskutim. Në çdo aspekt dhe në përputhje të plotë me statutin. Por do bëhet në kohën që i volitet më shumë partisë dhe shoqërisë.

Përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votes”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026