Berisha jashtë Kuvendit: Dënoj sulmet e regjimit iranian ndaj fqinjëve, duhet të marrë përgjigje përfundimtare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët jashtë Kuvendit lidhur me luftën në Iran. Berisha gjatë fjalës së tij dënoi sulmet e regjimit iranian ndaj vendeve fqinjëve. Ndër të tjera ai i bëri thirrje Azerbajxhanit të çlirojnë azerët që vuajnë tiraninë e Ajatollahëve.
“Duke dënuar me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajatollahëve ndaj të gjithë fqinjëve të saj, i bëj thirrje Azerbajxhanit, duke i shprehur të gjithë solidaritetin e PD dhe timin të bëjnë çdo gjë për çlirimin e dhjetëra milionë azerëve që prej dekadash vuajnë në tiraninë e Ajatollahëve.
Irani duhet të marrë përgjigje përfundimtare. Janë mbi 50 përqind e popullatës, të cilët nuk janë persë, por janë të minoriteteve të tjera. Në këto minoritete, azerët janë më kryesorët. Janë rreth 30 milionë.
Uroj dhe shpresoj që edhe bota të ndihmojë çlirimin e tyre sepse regjimi i bazuar në teokraci është një regjim më i rrezikshmi sot”, tha ai.
Berisha ndër të tjera bëri thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e 12 marsit. Sipas tij qëllimi është të përmbysë siç e quan ai regjim diktatorial.
“Shqiptarët të mblidhen me 12 mars për dorëheqjen e Edi Ramës, çdo protestë do të ketë këtë objektiv. Ftoj shqiptarët të vijojnë betejën tonë për largimin e tij, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë”, tha ai ndër të tjera.
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun