Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët ku komentoi sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku i jepet të drejtë Prokurorisë së Posaçme për mosmarrjen e autorizimit nga Kuvendi për të vendosur masën e sigurisë që ndalon daljen jashtë vendit ndaj tij.
Berisha shtoi se Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetuese masën e sigurisë për ndalimin jashtë vendit, për shkak të shkeljes së parimit të proporcionalitetit, duke pranuar në këtë mënyrë shkeljet e GJKKO.
Kreu i PD shtoi se po kërkohet nga ai pse nuk zbatoi një vendim anti-kushtetues.
“Atëherë lind pyetja: a kishte të drejtë Sali Berisha të zbatonte një vendim antikushtetues? Nuk mund ta zbatonim atë vendim.
Ai ishte vendim me dy masa.
Por këta nuk kanë asnjë ligj, asnjë moral, asnjë standard.
Shkuan në parlament, unë e zbatova, nuk kërkova asgjë tjetër, vetëm të zbatohen ligjet.
Sado që edhe aty bëjnë shkelje, po të paktën parlamenti pranoi puçin.
Kjo është gjithçka, Sali Berisha do qëndrojë për shtetin ligjor me të gjithë forcën dhe mundësitë e tij”, tha Berisha.
DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS:
Kushtetuta përcakton kufizimin e lirisë dhe të drejtave, ka një nen të saj kur nuk zbatohen vendimet e ligjshme të gjykatave.
Mendoje pak tani, sa i ligjshëm ishte vendimi i gjykatës ndaj Sali Berishës dhe i SPAK-ut.
Vetë Gjykata Antikushtetuese shpalli antikushtetues vendimin e tyre për shkeljen e parimeve të proporcionalitetit.
Pra, më thuaj ti mua, kush kishte të drejtë, edhe më këtë.
Unë ua them prapë dhe insistoj, për mua kryesorja ka qenë marrja e pushtetit të parlamentit se kemi të bëjmë me grusht shteti, por në këtë rast a nuk kemi të bëjmë me një vendim të paligjshëm në të cilin është shkelur Kushtetuta?
Atëherë, më thuaj ti mua, pse nuk u shpreh për vendimin gjykata puçiste kushtetuese? Kërkesën e kishte aty.
Pra, këtu është një vend pa ligje, pa standarde.
Edhe njëherë u rikujtoj zotërinj, Samuel Hantigton ka shkruar dhe ka mbrojtur se forma më e keqe e diktaturave është diktatura e bandave sepse kjo diktaturë nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë normë, asnjë standard.
Ja pra urdhëro.
Kjo gjykatë që ka gjykuar dje, thotë se është shkelur parimi i proporcionalitetit. Është shkelur Kushtetuta.
Atëherë lind pyetja: a kishte të drejtë Sali Berisha të zbatonte një vendim antikushtetues? Nuk mund ta zbatonim atë vendim.
Ai ishte vendim me dy masa.
Por këta nuk kanë asnjë ligj, asnjë moral, asnjë standard.
Shkuan në parlament, unë e zbatova, nuk kërkova asgjë tjetër, vetëm të zbatohen ligjet.
Sado që edhe aty bëjnë shkelje, po të paktën parlamenti pranoi puçin.
Kjo është gjithçka, Sali Berisha do qëndrojë për shtetin ligjor me të gjithë forcën dhe mundësitë e tij.
Pra, kërkohet nga unë që të zbatoja një vendim antikushtetues.
Me gjykimin e sotëm e kam fjalën, me këtë gjykim që kanë bërë, se e kanë thënë ata, është shkelur parimi i proporcionalitetit.
Neni 17 i Kushtetutës detyron respektimin e parimit të përpjestimit në qëndrimin ndaj masave shtrënguese.
Po ku kanë Kushtetutë këta?
Këta janë çeta e gjobës.
Këta janë bashkëpunëtorë në krime.
Pëllumb Gjoka u thotë atyre tani, ndryshojeni pak, hiqni ato Encrochatet se dua të dal i lirë të mbledh vota në Velipojë dhe ata janë gati.
Pra, ky është një sistem që nuk zbaton asnjë normë, asnjë standard, asgjë ligj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha pas vendimit të Kushtetueses: Turp i paralajmëruar, do shkojmë në Strasburg
- Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për Berishën, pranon pjesërisht kërkesën e tij