Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një komunikim me qytetarët nga ku ka theksuar se e ka ftuar kreun e Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ti bashkohet protestës së 22 Dhjetorit.
Teksa tregon mbështetjen ndaj tij, Berisha tha se Lapaj mund të mbante dhe një fjalim në këtë protestë, por ky i fundit ka programin e tij në protestën javore që po zhvillon.
“Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij.
PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament.
Me datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh.
Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike