Berisha nga Manza: Mos u nxitoni me paragjykime, në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

26 Dhjetor 2025 | 12:19

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim me mbështetësit demokratë në Manëz, në kuadër të turit të tij të quajtur “Foltoret”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje demokratëve për qëndresë të vazhdueshme përmes protestave paqësore, duke theksuar se opozita do të përdorë vetëm mjete demokratike për të arritur largimin e qeverisë.

“Ne e nisëm betejën tonë në parlament dhe ju siguroj se opozitën e keni të vërtetë. Ne nuk jemi parti e dhunës. Rruga jonë është qëndresa paqësore dhe sheshet”, u shpreh Berisha.

Ai solli shembuj nga historia e Partisë Demokratike, duke përmendur vitet 1991, 1997 dhe 2005, për të theksuar se, sipas tij, përmbysjet politike janë arritur përmes votës dhe rezistencës paqësore.

Berisha u ndal edhe te protesta e 22 dhjetorit, duke e cilësuar atë si një betejë të fituar në planin e së drejtës dhe me “jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare”.

“Mos u nxitoni me paragjykime. Sheshi duhet të jetë i yni. T’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty”, deklaroi ai.

Në përfundim, kreu i PD-së tha se viti 2026 do të jetë vit vendimtar për opozitën, duke e cilësuar misionin e saj si një përpjekje për të “përmbysur një diktaturë të dytë” dhe për “shpëtimin e Shqipërisë”.

“Janari nis betejën tonë deri në fitore”, përfundoi Berisha, duke uruar gjithashtu festat për mbështetësit e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore duhet të marrë një trajtim më të qartë ligjor. Ky ishte mesazhi i kreut të Komisionit Qendror të...
20:17 | 28/07/2026

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026

Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026