Berisha “non grata” në SHBA, Kejda Kostreci: DASH është mbështetur në burime shumë të forta
Gazetarja e Zërit të Amerikës, Kejda Kostreci tha për gazetaren Ilva Tare se nga procedura e ndjekur për shpallja non grata e ish-kryeministrit Berisha nga Departamentit Amerikan të Shtetit nuk duhet të jetë diçka që ka ndodhur me nxitim, por një vendimmarrje e shtrirë në kohë.
Ajo bëri me dije se nga informacionet e mbledhura nga VOA përmes intervistave me personalitete dhe njohës të politikës shqiptare, edhe pse provat dhe argumentet lidhur me këtë vendim nuk bëhen publike, SHBA-të janë të mbështetura në burime mjaft të forta për të arritur në këtë vendimmarrje.
Ajo e cilësoi pothuajse të pamundur suksesin e padisë së pretenduar nga ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të sekretarit amerikan Blinken, pasi ky i fundit nuk ka marrë një vendim personal por në pozicionit e zyrtarit të lartë të SHBA-ve.
“Është e vështirë për të mos thënë e pamundur që një sekretar shteti të mbahet përgjegjës për kryerjen e detyrës së tij. Mesa tha z. Berisha ai do ta padisë personalisht, por Blinken s’e ka marrë vendimin personalisht, por si sekretari i shtetit. Në këtë raste duhet të përcaktohet në gjykata a merret një akt i tillë. Nuk ka bazë hedhja në gjyq e një personi që e ka dhënë këtë vendim në mënyrë ligjore”, u shpreh znj. Kostreci.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë