“Berisha s’do arrestohet kurrë për korrupsion”, Spahiu tregon arsyen
Analisti Kreshnik Spahiu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama dhe Sali Berisha sulmojnë SPAK dhe prokurorinë për të justifikuar lojën dhe alibinë për mos-hetim apo arrestim të peshqve të mëdhenj.
Ai theksoi se Berisha nuk do të arrestohet kurrë për korrupsion sepse ka kaluar afati 10-vjeçar i parashkrimit penal.
“Është e qartë që këtu është në një lojë të përbashkët me Sali Berishën. Jo rastësisht brenda harkut kohor të 24 orëve Rama dhe Berisha sulmojnë të dy SPAK dhe prokurorinë, për të justifikuar lojën dhe alibinë dhe mos-procedimit të peshqve të mëdhenj.
SHBA kanë kërkuar që në rrjetën e drejtësisë të bien kryeministra dhe presidentë. Kemi një tryezë ping pong, dy pallaskat që janë Rama dhe Berisha dhe një ping-pong që është SPAK që luajnë në tryezën e SHBA-së. Këta të dy tallen me SHBA-në. Sali Berisha nuk do arrestohet kurrë për korrupsion, sepse ka kaluar afati 10-vjeçar i parashkrimit penal”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit