Berisha takim elektoral në Dibër: Ky fllad fitoreje e ka tmerruar Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një takim elektoral në Dibër, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për këtë bashki, Ismail Uka.
Në fjalën e tij Berisha tha se në zgjedhjet e 14 majit një fllad fitoreje po shkon drejt kandidatëve të dala nga primaret.
Ish-kryeministri theksoi se rritja e mbështetjes për opozitën i i ka frikësuar kandidatët e maxhorancës.
“Kjo erë shprese, ky fllad fitoreje e ka tmerruar Edi Ramën, i cili është në kohërat më të vështira të ekzistencës së tij, është në kohërat e numëruara të fundit të regjimit të tij despot, monist.
Kjo situatë, ky dëshpërim shprehet më fushatën e tij të bazuar në banalitetin e një njeriu që nuk ia lejon kurrë vetes në publik. Shprehet me zinxhirin e pafundëm të mashtrimeve, por shprehet me largimin e tij dhe të përfaqësuesve të tij, që dalin nga bodrumi i Edi Ramës.
Ata nuk ballafaqohen dot me kandidatët rivalë, nuk del këtu rivali i tij të ballafaqohet në këtë shesh, në studio televizive dhe kudo me Ismail Ukën.
Sepse, siç e dini, ai është i pesti kandidat si në asnjë vend tjetër në botë, që ndërron brenda 4 viteve. Ata ikën njëri pas tjetrit, secili me mungesë të madhe dinjiteti. Erdhën, vodhën dhe ikën. Prandaj nuk vijnë këtu që të kthejnë xhepat dhe të tregojnë se si kanë qeverisur.
Nuk dalin para jush se ata përfaqësojnë një parti pushtuese.
Të gjitha ata të cilët që u marrin liritë dhe pasurinë qytetarëve, janë pushtues, pavarësisht nga etnia e tyre”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta