Berisha thirrje nga Kuvendi: Ka vetëm një rrugë, protesta, protesta e vetëm protesta

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit për protesta masive kundër manipulimit të zgjedhjeve.

Berisha tha në fjalën e tij se zgjedhja e vetme për rikthimin e votës së lirë janë vetëm protestat qyettare.

Shefi i Rithemelimit theksoi se ata qindra mijëra idealistë që votuan kandidatët e primarëve do të vërshojnë në bulevard dhe do të rikthejnë votën e lirë.

- Advertisement -

“Jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit.

Në këtë farsë, krahas dërgimit të 683 mijë zarfeve në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për herë të parë në historinë e këtij vendi krahas të caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0 si kurrënë historinë e këtij vendi, krahas qindra milionë eurove të shpërndara nën dorë nga Edi Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, të cilët deformuan në mënyrë ekstreme një rezultat, ku për 40 përqind të votave, arrihet vetëm 5 përqind pushtet, u përdor një mekanizëm tjetër kriminal monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

U përdorën zgjedhësit fantazmë apo zgjedhësit që votuan mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete të ndryshme.

Zgjedhësit fantazmë që votuan më shumë se një herë ishin në total 547 mijë të tillë.

Në Bashkinë e Vlorës ata arrinin në 29 përqind, në Bashkinë e Vorës 15 përqind, në Përrenjas 28 përqind, në Kurbin 30 përqind, në Konispol 34 përqind, në Has 18 përqind, në Kamëz 21 përqind, në Durrës 23 përqind, në Shkodër 16 përqind, në Devoll 20 përqind, në Delvinë 34 përqind, në Mallakastër 11 përqind dhe kështu me radhë.

Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor masivisht për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve me 14 maj, krahas faktorëve të tjerë.

I denoncoj këtu në parlament këtë batërdi elektorale, këtë farsë për t’u thënë shqiptarëve se ka vetëm një rrugë që ju të votoni të lirë, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me paratë tuaja publikisht votën, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë nën dorë me qindra milionë euro vota, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë dhe kjo rrugë është protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Kombi polak, për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë.

Unë qëndroj këtu me thirrjen time të fuqishme, në protestë dhe vetëm në protestë.

Përndryshe, ata që përpiqen të justifikojnë këtë vjedhje monstruoze të votës, bëhen mbështetës të një krimi të paparë në historinë elektorale.

Unë kam bindjen se qindra mijëra idealistë që votuan për opozitën do ngrihen dhe do krijojnë mundësinë që të votojnë të lirë”, tha Berisha.

 













LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Shpallet Nobeli për Kiminë, fitohet nga 3 shkencëtarët që zbuluan grimcat kuantike

Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë një treshe shkencëtarësh që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar grimcat kuantike, të përdorura...

Me bagazhin e makinës plot me thasët me kanabis, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap duke transpoortuar 2 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa. Droga me peshë 35 kilogramë...

Pse po shton trupat e NATO-s në Kosovë? Eksperti: Ja çfarë pritet…

Eksperti i sigurisë Avni Islami ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth sulmit të ndodhur në afërsi të...





TË FUNDIT

Shpallet Nobeli për Kiminë, fitohet nga 3 shkencëtarët që zbuluan grimcat kuantike

Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë një treshe shkencëtarësh që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar grimcat kuantike, të përdorura...

Me bagazhin e makinës plot me thasët me kanabis, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap duke transpoortuar 2 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa. Droga me peshë 35 kilogramë...

Pse po shton trupat e NATO-s në Kosovë? Eksperti: Ja çfarë pritet…

Eksperti i sigurisë Avni Islami ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth sulmit të ndodhur në afërsi të...

U kap me snajper në makinë, dënohet me 8 vite burg ish-efektivi i RENEA-së

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivin e RENEA-së Remal Rada, i cili u kap vitin e kaluar...

Ministria: Rusia rrëzon dhjetëra dronë ukrainas mbi rajonet kufitare

Mbrojtja ajrore ruse ka shkatërruar 31 dronë ukrainas mbi rajonet kufitare të Belgorod, Bryansk dhe Kursk gjatë natës, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes...













Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×