Berisha tryezë pune me ekspertë dhe pedagogë, uron 7 Marsin

7 Mars 2026 | 12:46

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një tryezë pune me ekspertë e pedagogë në kuadër të festës së 7 marsit. Berisha gjatë fjalës së tij ka uruar mësuesit dhe pedagogët teksa i ka cilësuar si misionarë të së vërtetës.

Ai theksoi se misioni i tyre është i rëndësishëm për të ardhmen e kombit. Berisha gjithashtu theksoi se arsimi në vend është në krizë.

“Së pari dëshiroj që nga ky takim t’u përcjellim urimet më të përzemërta të gjithë mësueseve dhe mësuesve, pedagogeve dhe pedagogëve, të gjithë mësuesve të sistemit parashkollor, në këtë ditë që mbarë kombi nderon mësuesin misionar si një misionar të tij të vërtetë.

Misioni i tyre, misioni juaj është i një rëndësie përcaktuese më shumë se çdo mision tjetër për të ardhmen e një kombi. Ne vijmë sot në këtë ditë në kushtet e një krize të jashtëzakonshme të sistemit arsimor, të një rrokullisje të këtij sistemi shumë më të madhe se ajo që shohim në rrugë dhe urat e ndërtuara nga kjo qeveri.

Ju bëtë diskutime shumë të përgjegjshme dhe u falenderoj shumë për ekspozetë që bëtë, por në rast se përpiqemi të kuptojmë shkaqet e kësaj gjendje katastrofale në arsim ato janë të mirëfillta antikombëtare.

Dhe është naivitet në qoftë se ne nuk i vlerësojmë të tilla. Nuk mund të ketë akt më antikombëtar se sa të bllokosh me një urdhër doktoraturat në universitete”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “WEST”, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 5 persona, mes...
11:47 | 12/07/2026

Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i...
11:26 | 12/07/2026

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme...
10:54 | 12/07/2026