Berisha zotohet se diaspora do votojë në zgjedhjet e ardhshme
Kryetari i Partisë Demokratike në një komunikim online me qytetarët u zotua se do të bënte gjithçka që diaspora shqiptare të votonte në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij do të rritej dhe bashkëpunimi.
“Do krijojmë të gjitha mundësitë që diaspora të investojë në Shqipëri, të angazhohet në institucionet administrative, zyrtare politike të vendit,” – u shpreh Berisha.
Kryedemokrati tha se partia që ai drejton e konsideron diasporën një faktor madhor për një Shqipëri të zhvilluar me një të ardhme të sigurt.
“Do bëjmë gjithçka për një shkrirje, për një bashkëpunim sa më të ngushtë në të gjitha format dhe aspektet me diasporën shqiptare. Pra ne e konsiderojmë diasporën një faktor madhor për një Shqipëri të zhvilluar, për një Shqipëri me të ardhme të sigurt,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta