Berlinale, pezullohet çmimi “Ariu i Argjendtë Alfred Bauer” pas akuzave për lidhjet e tij me nazizmin
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Berlinit ka pezulluar një ndër çmimet e tij kryesore pas akuzave se regjisori që e ka themeluar atë, Alfred Bauer, ka qenë i përfshirë në organizimin e propagandave naziste.
Në një artikull të Die Zeit, është përfolur e shkuara e dyshimtë e Bauerit, ku ndër të tjera sugjerohej se Bauer ishte anëtar i partisë naziste dhe i trupave paraushtarake naziste të periudhës së para luftës.
[twitter_feed=https://twitter.com/berlinale/status/1222586021617029124]
Bauer gjithashtu dyshohet se ka luajtur një rol kyç në “Goebbels’ Reichsfilmintendanz”, organi i themeluar nga ministria e propagandës më 1942-shin për të kontrolluar industrinë e kinematografisë.
Në një raport të partisë naziste, Bauer përshkruhej si “një entuziast, qëndrimet politike të së cilit janë të pagabueshme”.
Alfred Bauer ka qenë kryetari i Berlinales nga fillimi i viteve 1950 deri ne mesin e viteve ‘70.
Ai vdiq në 1986-n ndërsa një vit më pas në emër të tij u krijua çmimi Alfred Bauer.
Këtë vit Berlinalja do të zhillohet nga data 20 shkurt deri më 1 mars.
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë