Berlini akord me Norvegjinë për zëvendësimin e gazit rus
Norvegjia ka nisur furnizimin me gaz të Gjermanisë. Kryeministri Jonas Gahr Store ka dekalruar se vendi i tij do të ndihmojë me sa të ketë mundësi aleatët gjermanë.
“Norvegjia do të ndihmojë me sa të ketë mundësi”, deklaroi Store, në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin Olaf Scholz, në Oslo.
Nga ana e tij, Scholz falënderoi interlokutorin për faktin se Norvegjia është një partner i besueshëm.
Pas Katarit, vendi nordik është shpresa e radhës për të gjetur gaz të mjaftueshëm për të zëvendësuar gazin rus.
Kreu i qeverisë norvegjeze theksoi se prodhimi i gazit në vendin e tij është rritur me të paktën 10 për qind, që nga nisja e luftës në Ukrainë.
“Nuk mund të marrim vendime politike, thjesht duhet të bëjmë më shumë”, tha Store.
Nga ana tjetër, Scholz nënvizoi se është me rëndësi që vendi skandinav dëshiron ta mbajë nivelin e prodhimit të lartë, pasi edhe kërkesa do të jetë e lartë gjatë vitit të ardhshëm.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e Ekonomisë të dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkëputja nga gazi rus, BE-ja nis planin për të reduktuar varësinë nga Moska
- Serbia nuk mund të heqë dorë shpejt nga gazi rus, thotë Rama
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Mrekulli në Venezuelë, shpëtohet foshnja 18-ditëshe pas 32 orësh nën rrënoja
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president