Bernardeschi me COVID-19, shtohet lista e futbollistëve të infektuar pas ndeshjeve me Italinë
Përfundimisht grumbullimi i përfaqësueses italiane të futbollit javën e fundit të muajit mars ka rezultuar në një vatër infektimi nga COVID-19.
Ditën e sotme futbollisti Federico Bernardeschi, i Juventusit, u konfirmua pozitiv me COVID-19 duke u bërë lojtari i gjashtë në radhë që preket nga virusi pas Leonardo Bonuccit (Juventus), Maro Verrattit (PSG), Alessandro Florenzi (PSG), Vincenzo Grifo (Freiburg) dhe Alessio Cragno (Cagliari).
Dhjetë ditët e fundit Federata Italiane e Futbollit ka raportuar për të paktën 15 persona të prekur nga COVID-19, prej të cilëve gjysma zyrtarë dhe anëtarë të stafeve teknike.
Mungesa e Bernardeschit shton problemet për trajnerin e Juventusit Andrea Pirlo, i cili në përballjen me Napolin nuk do të ketë në dispozicion as Bonuccin, pasi të dy lojtarët janë detyruar të vihen në izolim.
Ngjashëm situata e vështirë paraqitet edhe për PSG-në e Mauricio Pochettinos, që ka në Champions League përballjen me Bayern Munich, por do të duhet ta luajë pa Verratin dhe Florenzin.
Gjithashtu shqetësuese duket gjendja edhe për ekipet e tjera, të cilat kanë pasur lojtarë të grumbulluar me Italinë dhe kanë marrë masa që t’i shmangin në ndeshjet e parashikuara këto ditë.
Një masë të ngjashme ndërmori Sassuolo që kundër Romës këtë fundjavë, ku la jashtë grupit Gian Marco Ferrarin, Manuel Locatellin, Berrardin dhe Francesco Caputon.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër