Besimtarët myslimanë në Labinot Katund,dhurojnë gjak në prag të Ramazanit

14 Shkurt 2026 | 16:47

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë të Labinot Katundit u bashkuan në një akt solidariteti për të ndihmuar fëmijët talasemikë dhe pacientët që kanë nevojë urgjente për gjak. Nisma humanitare u organizua në ambientet e xhamisë së fshatit, ku dhjetëra besimtarë iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak, duke përcjellë mesazhin se shpëtimi i një jete është një vepër me vlerë të jashtëzakonshme.

“Me të vërtetë është një akt shumë human për t’u ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve që janë të prekur nga sëmundje dhe që kanë nevojë për gjak. Pejgamberi ka thënë: ‘Ai i cili mbron një jetë, është sikur të ketë mbrojtur gjithë njerëzimin.’ Lusim Zotin e Gjithësisë që t’i shpërblejë të gjithë këta vëllezër e motra që janë këtu për ta kryer këtë akt”, thotë një qytetar.

“Sapo mora vesh nëpërmjet hoxhës që sot do të organizohej dhurimi i gjakut dhe u bashkova kësaj nisme, sepse është një gjë madhështore. Lus Allahun që jo vetëm mua, por të gjithë besimtarëve që sot kanë dhuruar gjak, t’ua pranojë këtë vepër”, thotë një zotëri.

Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, theksoi se kjo iniciativë në prag të Ramazanit merr një domethënie të veçantë.

“Në këtë prag Ramazani u bë e mundur që besimtarët myslimanë të dhurojnë gjak për njerëzit në nevojë, sidomos për talasemikët dhe për ata që kanë nevojë emergjente për gjak”, thotë Agim Duka.

Mjekja transfuziologe, Dorina Xhafa, vuri në dukje rritjen e ndërgjegjësimit vit pas viti.

“Nga viti në vit kemi rritje të numrit të dhuruesve vullnetarë dhe interesi për dhurim është gjithnjë e më i madh”, thotë mjekja.

Edhe Sekretari i degës së Kryqi i Kuq Shqiptar në Elbasan, Ened Llapushi, theksoi pjesëmarrjen e lartë.

“Pjesëmarrja është goxha e madhe dhe sensibilizimi ka qenë i lartë nga të gjithë besimtarët. Shpresoj që kjo nismë të vazhdojë edhe në xhamitë e tjera dhe besoj se po. Gjithashtu, u bëj thirrje edhe qytetarëve të paraqiten në bankën e gjakut, sepse ka shumë nevojë”, thotë Ened Llapushi.

Në një kohë kur shumë fëmijë talasemikë dhe pacientë të tjerë varen nga transfuzionet e rregullta, kjo nismë në Labinot Katund vjen si një shembull i qartë se solidariteti dhe besimi mund të bashkojnë komunitetin për të shpëtuar jetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026