Beteja për të frenuar COVID-19, mjekja Ermelinda Murati rrëfen në “Ilva Now” sfidat
Mjekja epidemiologe, Ermelinda Murati, ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në “Ilva Now” për sfidat që përballen bluzat e bardha në punën e tyre duke gjurmuar rastet e dyshuara për COVID-19. Ajo theksoi se dita e tyre starton që në 08:00 të mëngjesit dhe vazhdon me gjurmimin e rasteve të terren. Pavarësisht vështirësive, mjekja Murati jep shpresë se Shqipëria do t’ia dalë me sukses ndaj kësaj pandemie globale.
“Vështirësia është në maksimum, që nga mënyra se si përballemi me situatën. Nisja e ditës fillon në orën 8, pas një mbledhjeje rutinë që bëjmë çdo mëngjes. Vishemi dhe më pas shkojmë në vatrat e të dyshuarve për COVID-19. Vështirësia shkon që nga veshja deri tek hulumtimi i rasteve të dyshuara për COVID. Kjo është një sfidë e jona. Është një luftë dhe ne do ia dalim”, tha ajo.
Mjekja tregoi vështirësitë që hasin me pacientët potencialë, që mund të preken nga virusi pas kontakteve që mund të kenë me persona të tjerë. Ajo tregoi se ka pasur raste kur qytetarët nuk i kanë pritur siç duhet pasi ndihen të frikësuar për të ardhmen.
“Ka pasur raste që kemi pasur vështirësi për mënyrën se si kanë komunikuar me ne. Ata (pacientët potencialë) kanë frikë, kanë frikë ndaj të panjohurës”, theksoi ajo.
Gjithashtu mjekja Murati dhe detaje për mënyrën se si e presin familjarët bluzave të bardha këtë punë, e cila në fakt është konsideruar si vija e parë përballëse me pandeminë.
“Kanë frikë dhe besoj që tani edhe ata u mësuan me këtë vështirësi pune. Na mirëkuptojnë, por ne ruajmë distancën dhe zbatojmë rregullat e masat parandaluese. Unë jam akoma në ambientet e punës. Puna jonë nuk mbaron vetëm me daljen në terren. Mbledhim dhe dërgojmë të dhënat në ISHP. Bëjmë pjesën e hetimit. Ka pasur ditë që puna ime ka qenë deri në 12 orë. Analizat dalin brenda 8 orësh, dhe përgjigjen pacientët e marrin nga ISHP-ja. Rastet zakonisht na vijnë të infiltruara nga 127 dhe qendrat shëndetësore”, shtoi ajo.
Por a janë të kënaqur me trajmtinin financiar që marrin për sakrificat e bëra, mjekja zgjodhi të përgjigjej duke kujtuar “Betimin e Hipokratit”.
“Dua t’ju citoj atë pjesën që tashmë është logo. Betimin e Hipokratit: Ne jemi në front të luftës, sepse ne këtë detyrë kemi marrë. Për çdo lloj gjëje ne do t’i dalim zot. Kjo është një sfidë e madhe e jona. Gjithë kjo sfidë po realizohet me sukses dhe ne po ia dalim”,shtoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:16 Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
- 22:10 “Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00