Beteja zgjedhore në Tiranë, Aldo Bumçi bën llogaritë: Mandatet tona do jenë ndjeshëm mbi PS
Kur kanë mbetur edhe dy muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë intensifikuar punën dhe takimet me qytetarët në terren.
Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, qeverinë e Ramës e cilëson si qeverinë më të keqe që ka pasur Shqipëria gjatë 30 viteve të fundit.
“Rama ik” ka ngjitur edhe tek fëmijët. Shqipëria duhet të shpëtojë nga një prej qeverisjeve më të mbrapshta që nga viti 1990, nuk ka asnjë krahasim as me të majtën para 2005”, tha ai në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Ai u shpreh i bindur se në Tiranë do ketë një zhvendosje të madhe të votës drejt koalicionit opozitar PD-LSI. Kjo frymë dhe ky perceptimi thotë z. Bumçi shquhet qartë në takimet, që koalicioni opozitar zhvillon me qytetarët.
“Ne kemi në Tiranë një rritje të ndjeshme, këtë ta lejon kryeqyteti. Në Tiranë do ketë zhvendosje të madhe të votës dhe unë besoj se në Tiranë do krijojmë një diferencë të ndjeshme bashkë me LSI, ndaj PS, gjë që është konfirmuar edhe nga analistë majtas, të cilët pranojnë se do dalin barazim. Kjo çfarë na thotë? Tiranës i janë shtuar dy mandate, pra dy mandate i quajnë të humbura. Në terren ka një lëvizje të ndjeshme dhe ne kemi diferencë PD dhe LSI, në fund mandatet tona do jenë ndjeshëm mbi PS”, shtoi Bumçi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit