Betohet “Qeveria emergjente” e Izraelit

12 Tetor 2023 | 21:13

Ligjvënësit izraelitë kanë mbështetur “qeverinë e zgjeruar emergjente”, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për bashkimin në ekzekutiv me rivalët e tij, për aq kohë sa të vazhdojë konflikti me militantët palestinezë të Hamasit.

Benny Gantz dhe katër anëtarë të partisë së tij u betuan si ministra pa portofol, pasi Parlamenti votoi për Qeverinë e re me 66 vota për dhe katër kundër.

Para votimit, Netanyahu tha në Parlament se “uniteti që kemi krijuar dërgon mesazhin e një force të madhe”, duke u zotuar se “do të shkatërrojmë Hamasin”.

Lideri opozitar, Yair Lapid,  ish-aleat i Gantzit më herët tha se ai nuk do t’i bashkohet Qeverisë.

Gjatë një adresimi televiziv, Lapid akuzoi udhëheqësit izraelitë për “dështim të pafalshëm” për shkak të mosparandalimit të sulmit brutal që militantët e Hamasit kryen në fundjavë.

Luftimet që nga 7 tetori midis Izraelit dhe militantëve nga Gaza kanë lënë të vrarë mbi 1.200 persona në Izrael dhe 1.350 në Rripin e Gazës.

Netanyahu dhe Gantz, përmes një deklarate të përbashkët, më 11 tetor njoftuan se janë pajtuar të bashkojnë forcat gjatë luftimeve dhe të formojë “kabinetin e luftës” prej tre anëtarësh, ku do të përfshihet edhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në Qeveri po ashtu kanë mbetur aleatët e Netanyahut të ekstremit të djathtë se hebrenjtë ultra-ortodoksë.

Sipas marrëveshjes, Netanyahu është pajtuar që të ndalë reformën në gjyqësor, që ka ndarë shtetin dhe kundër saj janë organizuar protestat më të mëdha në historinë e Izraelit.

Gantz për herë të fundit kishte shërbyer në një kabinet të Netanyahut më 2020-2021, ekzekutiv që u formua në bazë të marrëveshjes që i mundësonte Gantzit të udhëhiqte në pjesën e dytë të mandatit të Qeverisë. Por, në Izrael atëbotë u shpallën zgjedhje të parakohshme para se Gantz të mund të bëhej kryeministër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026