Biblioteka e Francës “fut në karantinë 4 libra” dyshohet të jenë mbushur me arsenik

29 Prill 2024 | 13:45

Ata që e kanë lexuar librin “Emri i trëndafilit” i Umberto Eco-s, apo kanë parë filmin me të njëjtin titull, padyshim e kuptojnë se për çfarë po flasim. E për ata që nuk e kanë idenë, po e shpjegojmë më poshtë se çfarë janë këta “libra të helmuar”.

Në “Emri i trëndafilit” një frat françeskan William of Baskerville shkon në një abaci në Italinë veriore për të hetuar një vdekje misterioze, e cila kthehet në një seri vdekjesh të parakohshme, të lidhura me “Librin e Dytë të Poetikës” të Aristotelit, i cili përshkruan se si mund të jetë komedia.

Duke besuar se shakatë janë instrumente të djallit, një personazh dinak (nuk po e zbuloj) i helmon faqet për të ndaluar përhapjen e ideve të rrezikshme. Kështu ata që lexojnë librin do ta gëlltisnin helmin ndërsa lëpinin gishtat për të kthyer faqet deri sa ngadalë do të vdisnin.

Sipas Euronews Culture, një gjë e ngjashme dyshohet se ka ndodhur edhe me katër libra të gjetur në Bibliotekën Kombëtare të Francës, katër libra janë hequr nga biblioteka kombëtare e Francës (e cila përmban një koleksion prej më shumë se 16 milionë librash), për shkak të shqetësimeve se kopertinat e tyre mund të jenë të mbushura me helm. Arsenik, për të qenë të saktë.

Studiuesit e Universitetit të Delaware kanë veçuar vëllimet e shekullit të 19-të, të cilët të gjithë kanë kapakë të gjelbër. Arseniku përdorej zakonisht për pigmentimin e ngjyrave të tij dhe pigmentet jeshile që përmbanin arsenik, e njohur si jeshilja e Parisit, ose jeshilja e Scheele.

Katër librat, të shtypur në Britaninë e epokës viktoriane, përfshijnë dy vëllimet e Edward Hayes “The Balads of Ireland” nga 1855, një antologji dygjuhëshe e 1856 e poezisë rumune nga Henry Stanley, dhe një libër 1862-1863 i Shoqërisë Mbretërore të Hortikulturës.

“Ne i kemi vendosur këto vepra në karantinë dhe një laborator i jashtëm do t’i analizojë ato për të vlerësuar se sa arsenik është i pranishëm në çdo vëllim,” tha një zëdhënës nga Biblioteka Kombëtare e Francës.

Lista e titujve potencialisht të rrezikshëm u përpilua nga Projekti Poison Book, i drejtuar nga studiues nga Universiteti i Delaware në bashkëpunim me Muzeun Ëinterthur të Delaëare. Ekipi i PBP ka testuar qindra kopertina librash për metale të rënda që nga viti 2019 dhe ka hartuar një listë titujsh që janë potencialisht të rrezikshëm.

Projekti Poison Book thotë se librat e mbushur me toksina duhet të ruhen me kujdes dhe mund të paraqesin rrezik për shëndetin për ata që i trajtojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit

Hetuesit gjermanë kanë kryer kërkime në të gjithë vendin, përfshirë zyrat e shoqatës së futbollit DFB, si pjesë e një hetimi mbi shkelje të dyshuara...
11:40 | 02/07/2026

Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei

Negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khameneit, thanë të enjten ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit. Ceremonitë...
11:26 | 02/07/2026

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026