300 libra të lexuar, njihuni me 15-vjeçaren nga Elbasani që ka pasion leximin
Të humbasësh në një labirinth librash dhe të zhytesh në një univers historish është një eksperiencë emocionuese, të tillë e konsideron marrëdhënien me librin Hester Bumi, 15-vjeçarja nga Elbasani.
Prej vitesh Bumi ka një marrëdhënie të ngushtë me librat dhe duket se ajo do jetë tejet e gjatë. Për Euronews Albania, Hester tregon cili ishte libri i parë që e bëri të mos ndalej më kurrë se lexuari.
Libri që mbaj mend unë, që me te vërtetë ka qenë ajo pikënisja ka qene “Lamtumirë guaska ime” e Viktor Canosinaj. Nuk e di pse ka lënë një shenjë aq të madhe në fëmijërinë time, më ka pëlqyer jashtë mase shumë dhe prej atij libri unë nisa të kërkoja për libra të tjerë që do të më jepnin po atë ndjesi”, tregon Hester.
15-vjeçarja, librin e konsideron si një udhëtim me çmim të lirë që hap mendjen dhe jep avantazhe të mëdha.
“Libri është si një udhëtim për të cilën ti nuk ke nevojë të paguash, sepse mund të shkosh kudo. Dhe më e bukura është se sa më shumë që ti lexon, aq më të lehtë e ke ti për të gjetur dhe zgjidhjet e një çështje, a më shumë. Të duket ty sikur ke jetuar me mijëra jetë, sikur ke mijëra eksperienca, dhe është me e lehtë për të mos gabuar”, thotë 15-vjeçarja.
Bumi thotë se ka lexuar 300 libra deri tani.
“Tek biblioteka që kam në shtëpi kanë arritur tek 250 libra që po të them të gjithë ata janë lexuar, dhe jam dhe frekuentuese e rregullt e të dyjave bibliotekave si ajo e Riemares ashtu edhe ajo qendrorja. Kështu që po të bëj një llogari, tek rreth 300. Unë jam shumë e sigurt se brezat e sotëm thjesht nuk e marrin mundimin të lexojnë, sepse është një libër patjetër, siç qe për mua “Lamtumirë guaska ime”, që do të shtyjë të lexosh më tepër”, shprehet ajo.
Me qëllim përçimin e rëndësisë se leximit tek fëmijët në Elbasan janë organizuar një sërë aktivitetesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve