Biden apo Trump? Sondazhet në SHBA: Rritet numri i atyre që urrejnë të dy kandidatët

18 Qershor 2024 | 10:52

Përqindja e atyre që urrejnë të dyja palët e politikës në SHBA është më e larta që prej vitit 1988, thuhej sot në një sondazh të analistëve të ‘Pew Research Center’ në SHBA.

Sipas tyre, 25% e pjesëmarrësve kishin opinion negativ si për presidentin Joe Biden dhe rivalin e tij republikan Donald Trump; 36% përqind shihnin me më shumë avantazh Trump por jo Biden, ndërsa 34% mendonin të kundërtën.

Sondazhi tregonte se refuzuesit e dyfishtë ishin shtuar ndjeshëm që prej vitit 1988 dhe thuajse dyfishuar prej vitit 2020, kur Biden e Trump u përballën për herë të parë si rivale direkt.

Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzojë 50 milionë dollarë deri në fund të qershorit, me reklama televizive ku përfshihet dënimi për vepra penale i ish-presidentit Donald Trump. Kjo fushatë reklamash sinjalizon se presidenti demokrat do të synojë t’u kushtojë më shumë rëndësi sfidave ligjore të rivalit të tij republikan, ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit.

Ekipi elektoral i presidentit Biden tha të hënën se synon të shpalosë qartë dallimet mes dy kandidatëve, përpara debatit të tyre të parë publik që mbahet më 27 qershor në Atlanta.

Fushata përmban reklama që synojnë të fitojnë mbështetjen e votuesve afrikano-amerikanë, hispanikë dhe aziatiko-amerikanë, si dhe një vëmendje të veçantë për shpalljen fajtor të ish-presidentit Trump për 34 akuza penale në gjyqin në Nju Jork. Reklamat do të jepen në kanalet e përgjithshme televizive, ato kabllore, si dhe në platformat nëpërmjet internetit dhe atyre celulare në shtetet kryesore për betejën elektorale.

Krahas shpalljes fajtor të ish-presidentit Trump në gjyqin penal në Nju Jork, reklama e titulluar “Karakteri ka rëndësi” vë në dukje edhe se ai është shpallur fajtor për ngacmim seksual dhe mashtrim financiar në procese të tjera gjyqësore. Ish-presidenti Trump përballet me akuza të mëtejshme penale në tre procese të tjera gjyqësore, që nuk kanë gjasa të zhvillohen përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Ish-presidenti Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë, pa ndonjë evidencë, se presidenti Biden apo zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë orkestruan për arsye politike procesin gjyqësor ndaj tij në Nju Jork. Ish-presidenti dhe aleatët e tij kanë ngritur mundësinë e kundërpërgjigjes me procese hetimore ndaj kundërshtarëve politikë kur ai të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësja e fushatës elektorale të ish-presidentit Trump, Karoline Leavitt tha se administrata e presidentit Biden “po përdor politikisht sistemin gjyqësor ndaj ish-presidentit Trump” dhe se kontrasti mes tij dhe presidentit Biden “do të jetë shumë i qartë në skenën e debatit.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026