Biden bisedë telefonike me Xi, “thyhet” akulli por liderët vendosin vijat e kuqe

3 Prill 2024 | 14:11

Dy liderët diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik dhe vijat e kuqe

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu kinez Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike në përpjekje për t’i mbajtur tensionet mes dy vendeve nën kontroll.

Sipas mediave amerikane, dy liderët diskutuan për mënyrat e bashkëpunimit, përfshirë përpjekjet e përbashkëta për të luftuar ndryshimet e klimës dhe drogën.

Megjithatë, mes tyre pati mosmarrëveshje të theksuara sa i takon Tajvanit dhe çështjeve ekonomike.

Biden ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin, por Xi e cilësoi ndërhyrjen e Amerikës në detin e Kinës së Jugut një shkelje të vijave të kuqe.

Presidenti kinez e vuri gjithashtu theksin tek sanksionet që Uashingtoni ka vendosur ndaj Kinës dhe kompanive me pronësi kineze, duke i cilësuar ato një “burim të pashtershëm përpjekjesh për të shtypur rritjen ekonomike të Kinës dhe teknologjinë e saj”.

“Nëse Shtetet e Bashkuara vijojnë të shtypin zhvillimin teknologjik të Kinës dhe t’i mohojnë asaj të drejtën legjitime për zhvillim, ne nuk do të rrimë duarkryq”, tha lideri kinez.

Por pavarësisht mosmarrëveshjeve, Shtëpia e Bardhë dhe media shtetërore kineze e cilësuan bisedën si “të ngrohtë dhe konstruktive”, e cila përfshiu edhe çështje si inteligjenca artificiale dhe komunikimi ushtarak.

“Mezi pres të shoh menaxhimin në mënyrë të përgjegjshme të marrëdhënieve tona në javët dhe muajt e ardhshëm”, komentoi më vonë Biden në profilin e tij në platformën “X”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026