Biden dhe Orban kundër urdhërarrestit për Netanjahun
Liderët e SHBA-së dhe Hungarisë kanë kundërshtuar të parët vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e kryeministrit Izraelit, Beniamin Netanjahu. Ndërsa diplomati i BE, Jozef Borrell thotë se vendimi duhet “respektuar dhe zbatuar.”
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se do të injoronte urdhrin e arrestimit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Orban shtoi se do t’i dërgonte ftesë Netanyahut që të udhëtonte në Budapest duke shtuar se vendimi i gjykatës nuk ka asnjë efekt në Hungari.
“Kjo çon në diskreditimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe madje mund t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të kundërshtohet ky vendim. Prandaj, sot do të ftoj Kryeministrin e Izraelit, Netanyahu, për një vizitë në Hungari”, tha Orban.
Netanyahu dënoi vendimin e Gjykatës për të lëshuar urdhra ndaj tij dhe ish-sekretarit të tij të mbrojtjes Yoav Gallant dhe e quajti këtë vendim “antisemitik”.
“Kjo është një ditë e errët në historinë e kombeve. Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, e krijuar për të mbrojtur njerëzimin, është kthyer në armike të njerëzimit”, u shpreh Netanjahu.
Një urdhër arresti u lëshua gjithashtu për liderin e Hamasit, Mohammed Deif. Presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk ka asnjë ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit” dhe dënoi Gjykatën për krahasimin e politikanëve izraelitë me Deif-in.
SHBA dhe Izraeli nuk janë anëtarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë të detyruara të ndalojnë ata që kanë një urdhër arresti nëse ata shkelin në territorin e tyre. Gjykata nuk ka mënyrë për ta zbatuar këtë, por shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se vendimi i gjykatës duhet të “respektohet dhe zbatohet.”
Disa shtete anëtare si Italia, Irlanda, Holanda, Franca dhe Suedia, sinjalizuan se do ta respektonin vendimin e gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët