Biden do i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale

23 Korrik 2024 | 19:07

Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje, më 21 korrik.

Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.

Biden shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se gjatë fjalimit nga Zyra Ovale do të flasë se “çfarë na pret dhe si unë do ta kryej punën për popullin amerikan”.

Fjalimi i tij është caktuar për të mërkurën në orën 20:00, sipas kohës lokale.

Biden ka qenë larg syrit të publiku që disa ditë, pasi ai po shërohet nga infeksioni me koronavirus në shtëpinë e tij në Dellauer.

Ai nuk ka folur për mediat që nga vendimi i tij të dielën, kur u tërhoq nga gara presidenciale, pasi për disa javë u përball me thirrje nga figura të larta të partisë së tij dhe donatorët që të tërhiqej.

Pas vendimit të Bidenit, demokratët kanë ofruar mbështetjen e tyre për Harrisin.

Partia Demokratike dhe të mbajë Kuvendin Kombëtar nga 19 deri më 22 gusht, kur do të nominohet edhe kandidati i partisë për garën për Shtëpinë e Bardhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026