Biden flet për gafat dhe tregon nëse do të tërhiqet nga gara presidenciale
Në konferencën e shumëpritur për shtyp të presidentit Biden të enjten mbrëma, ai hodhi poshtë shqetësimet për fushatën e tij elektorale. Në këtë dalje të tij të parë që pas debatit me rivalin e tij Donald Trump, Biden bëri thirrje për nga disa politikanët dhe donatorët demokratë, të cilët vendosin në dyshim aftësitë e tij për të shërbyer në një mandat të dytë.
“Nëse ngadalësoj shpejtësinë dhe nuk mund ta kryej punën, kjo është një shenjë që nuk duhet ta bëj”, tha ai. “Por nuk ka ende asnjë tregues për këtë.”
Në vazhdim të kësaj ajo që mori shumë vëmendje ishin notat ironike që përdori kur u pyet lidhur me dy gafat e tij në daljen krah rivalit të tij Trump. Megjithatë argumentet e tij mbrojtës lidhur me performancën e tij në debatet politike, ranë poshtë me gafën e rradhës, teksa ftonte në fjalim presidentin e Ukrainës, Zelensky, nën emrin e rivalit të tij Putin. Kjo situatë e sikletshme shkaktoi gulçime të forta nga audienca e sidomos nga demokratët “e nervozuar”, të cilët pyesin nëse do të ketë më shumë gafa nëse presidenti vazhdon fushatën e tij.
Për presidentin Biden, sondazhet ende dëshmojnë se gara nuk ka vdekur, një tregues kështu që ai shfaqet ende i fortë ne terren. Në fund të fjalimit të tij, 81-vjeçari kapi me dy duar foltoren dhe këmbënguli se ishte “personi më i kualifikuar” për të drejtuar vendin e se nuk do të largohet i qetë nga skena.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit