Biden kritikon Trump për situatën me pandeminë

1 Korrik 2020 | 06:21

Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden, kritikon kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, se ka keqmenaxhuar situatën e krijuar nga COVID-19.

Sipas tij, nëse Trump do të kishte reaguar më shpejt, do të kishte më pak të infektuar dhe ekonomia do të prekej më pak.

Teksa ka nisur edhe fushata presidenciale, Biden bëri me dije edhe planin e tij sesi mund të përballohet kjo situatë.

Sipas tij  pandemia  ka të ngjarë të përkeqësohet me fillimin e sezonit të vjeshtës , dhe se përgatitjet duhet të përfshijnë më shumë vaksina ndaj gripit.

Përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit sipas sondazheve Trump ndodhet në vështirësi për shkak të krizës shëndetësore dhe ekonomike shkaktuar nga pandemia,  si dhe protestave mbarëkombëtare kundër dhunës policore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026